Premierliga dhe La Liga në aksion sot, vëmendja në Londër

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Premierliga dhe La Liga sot do të vazhdojnë me ndeshjet e tyre.

Në Angli do të zhvillohen gjithsej pesë ndeshje. Vëmendja kryesore do të jetë në derbin mes Chelseat dhe Liverpoolit, duel ky që zhvillohet në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 17:30.

Në Spanjë gjithashtu do të ketë ndeshje. Në La Liga sot do të zhvillohen gjashtë duele, shkruan Gazeta Express.

Real Madridi i shkon Getafes me fillim nga ora 14:00, kurse Barcelona udhëton për në Mallorca me ndeshjen që nis nga ora 21:00. 

Të ngjashme