Premtimi i Perezit për Zidanin: Fito Championsin dhe do të marrësh Mbappen dhe 100 milionë euro

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Florentino Perez e di se është koha që Real Madridi të kthehet te ‘Galaktikët’. Reali po kalon një sezon të vështirë, ndryshimet janë të nevojshme.

Situata nuk është e qetë te Real Madridi.

Ata janë pesë pikë prapa Atletico Madridit në renditjen e La Ligës me këta të fundit që kanë edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Tashmë fansat nuk janë të lumtur më këtë skuadër.

Flitet për ndryshime të mëdha përfshirë edhe Zinedine Zidanen.

Sido që të jetë, “Don Balon” raporton se numri një i Realit, Florentino Perez, i ka kërkuar Zinedine Zidanit që të fitojë Ligën e Kampionëve dhe nëse e arrin këtë, ai i ka premtuar kartonin e Kylian Mbappes dhe 100 milionë për të shpenzuar në blerje të tjera për sezonin 2021/22.

Tash e një kohë të gjatë tifozët e kërkojnë Kylian Mbappen, që do të zëvendësonte boshllëkun e Cristiano Ronaldos.

Edhe nëse Reali dështon në Champions dhe Zidane largohet, fansat janë të sigurt që këtë vit Mbappe do ta veshë fanellën e bardhë.

Dilema tjetër e madhe është Eden Hazard, që mund të largohet nga Reali në fund të sezonit.

Lëndimet nuk e kanë lënë rehat dhe të tregojë atë që ka treguar gjithmonë te Chelsea dhe nëse Zidane nuk qëndron, as Hazard s’ka më vend në Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme