Presidenti i Dritës, Murseli: Po vjen dita e një klubi evropian

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 11:33 | Nga

Drita është shpall kampion i Kosovës në futboll pas 15 viteve dhe kjo ka bërë që të festohet prej fansave.

Valon Murseli, presidenti i klubit, ka premtuar një skuadër edhe më të fortë në sezonin e ardhshëm.

Ai përmes një letre të publikuar në Facebook ka treguar për sakrificën 15-vjeçare të klubit për ta rikthyer titullin në kryeqytetin e sportit.

Tutje, ai ka paralajmëruar një Dritë evropiane për të gjithë tifozët e klubit.

Ky është postimi i plotë i Murselit

Sot po ndjehem më krenar se kurrë, arrita një qëllim në jetë, gjithmonë kam dashur që të bëj diçka që nuk më bënë të lumtur vetëm mua, por të gjithë njerëzit që më rrethojnë.

Sot në sytë e qytetarëve të Gjilanit e pashë sakrificën, mundin dhe pritjen e gjatë për të ardhur kjo ditë.

Sot u shkrua historia!

Gjilani është kryeqytet i sportit, këtë e kemi dëshmuar gjithmonë, por e vulosëm sot.

Mundi i të gjithë atyre që kontribuuan për Dritën për të ardhur kjo ditë mund të themi se sot është shpaguar me këtë arritje, me këtë titull që Drita dhe Intelektualet e presin që 15 vite.

Titulli është gërshetim i një historie të lavdishme të këtij qyteti me nam.

Titulli simbolizon sakrificë, punë e angazhim të pashoq të një numri shumë të madh të njerëzve që kontribuuan në Dritë që kjo të shndrite.

Trofeu shënon fillimin e një epoke te re, sfidat që kaluam sëbashku u bënë trase e rrugës që e nisëm.

Do të angazhohem me të gjithë kapacitetin që kam që Dritën ta bëjë ekip të njohur në botën e futbollit bashkëkohor, kjo për t’ia plotësuar amanetin atyre që nuk kursyen asgjë që futbolli i Kosovës të njihet ndërkombëtarisht.

Kombi ynë simbolizon mikpritje, traditë e zemërgjerësi.

Të gjitha këto tipare do t’i shfaqim ku do që do të na jepet mundësia t’a përfaqësojmë Kosovën tonë të dashur. Një Drite evropiane, po vjen kjo dite!

Nje enderr qe u be realitet!Sot po ndjehem me krenar se kurre, arrita nje qellim ne jete, gjithmone kam dashur qe te…

Posted by Valon Murseli on Sunday, May 20, 2018

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme