Presidenti i Barcelonës flet për transferimin e Verrattit

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 10:43 | Nga

Josep Maria Bartomeu thotë se klubi i tij është duke bërë atë që ka për të bërë në merkaton e kësaj vere dhe u ka kërkuar tifozëve të rrinë të qetë.

Në një intervistë me “Bein Sport”, presidenti i Barcelonës u përpoq për t’i qetësuar ujërat para padurimit të disa katalanasve, që mezi presin goditje në merkato, transmeton telesport.al.

“Unë jam i qetë, sepse besoj shumë te Robert, Valverde, Urban dhe të gjithë teknikët, të cilët janë të vendosur në krye të punëve për ekipin e sezonit të ardhshëm. Kjo nuk është e lehtë, sepse ne kemi një ekip shumë të mirë, por duhet të përforcojmë pozicione të caktuara. Ata janë duke punuar në këtë drejtim. Mbështetësit e Barcelonës mund t’i siguroj se sezonin e ardhshëm do të kemi një ekip shumë konkurrues, që do të luftojë për të gjithë titujt e mundshëm.”

Lidhur me çështjen e Verrattit, presidenti i ekipit katalanas nënvizoi: “Unë nuk mund të flas për këta lojtarë, Verratti është lojtar i PSG-së dhe ka një kontratë me këtë klub. Kam besim në punën e Robert, por pa përmendur emra. Valverde? Është një trajner inteligjent, që beson në filozofinë e Barcelonës. Tashmë e ka filluar punën, por stërvitja nis më 10 korrik. Gjithashtu, ai do t’i ketë sytë edhe nga akademia, sepse aty ka lojtarë të mëdhenj, që mund të luajnë në ekipin e parë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme