Presidenti i Barcelonës: Jemi në kërkim të një qendërmbrojtësi

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Lëndimet që Samuel Umtiti edhe Thomas Vermaelen i kanë pësuar së fundmi e kanë lënë Barcelonën keq dhe pa opsione në pozitën e qendrës së mbrojtjes. Në fakt belgu e gjen vetën shumë shpesh në listën e të dëmtuarve, prandaj klubit i është bërë thirrje ta transferojë të paktën edhe një qendërmbrojtës.

Presidenti i Barçës, Maria Bartomeu, tani e ka pranuar se klubi është duke e konsideruar një gjë të tillë, dhe se mund ta transferojë një qendërmbrojtës në janar, transmeton Gazeta Express.

“Do të jemi në kërkim të një qendërmbrojtësi në tregun e transferimeve”, tha Bartomeu.

“Jemi të pafat se dy nga katër qendërmbrojtësit që i kemi janë lënduar. Ne e kemi edhe ekipin B dhe kjo mund të jetë një mundësi për ta”, shtoi ai.

“Do të shohim se çfarë ndodh”, theksoi Bartomeu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme