Presidenti i Barcelonës: Messi mund të luajë edhe 14 sezone

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti i Barcelonës është duke u përgatitur për jetën pas largimit të yllit të skuadrës së tyre, mirëpo presidenti i klubit mendon se largimi i argjentinasit nga futbolli është ende larg.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka insistuar se Lionel Messi nuk do të largohet asnjëherë nga Barcelona për ndonjë klub tjetër, duke shtuar se argjentinasi mund të luajë deri sa t’i mbushë 45 vjet, apo edhe 14 sezone të tjera, transmeton Gazeta Express.

31-vjeçari e dëshmoi talentin e tij në fitoren 3:0 të Barcelonës kundër Liverpoolit, në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – përfshirë këtu një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, i cili ishte goli i 600-të i Messit në karrierën me klube.

Bartomeu e pranon se klubi është duke u përgatitur për jetën largimit të yllit të tyre, mirëpo ai nuk mendon se argjentinasi do ta lë futbollin së shpejti.

“Ai mund të luajë deri sa t’i mbushë 45 vjet, kush e di? Ne e dimë që do të luajë edhe për tre, katër apo pesë sezone, nuk e dimë se sa – sado që ai të ketë qejf”, ka thënë Bartomeu në një intervistë për The Guardian.

“Ne jemi duke u përgatitur. Lojtarët si [Ousmane] Dembele, [Clement] Lenglet, Arthur janë këtu për ta ndërtuar skuadrën kur Messi largohet nga futbolli, por këtë e shoh ende shumë larg”.

“Nuk mendoj se ajo ditë është afër. Ne i themi lojtarëve të cilët luajnë dhe ushtrohen me të çdo ditë: “Shfrytëzojeni çdo minutë”. Ne po flasim me familjen, por është ende shumë herët për të thënë”.

“Ai është futbollist, kështu që ne flasim për futboll. Por, ai do të qëndrojë me një. Ai është lojtar i vetëm një klubi. Unë gjithmonë flas për Pelen, i cili ishte gjithmonë i lidhur me Santosin, vendin e vetëm ku luajti”.

“Leo i përket botës së futbollit, por ai ka jetuar gjithmonë në Barcelonë. Ai do të jetë lojtar që i përket vetëm një klubi. Leo nuk do të largohet asnjëherë. Ai do të ndalojë së luajturi, por do të jetë gjithmonë me ne”.

Messi ka fituar çdo titull të mundshëm gjatë karrierës së tij me Barcelonës dhe e ka dëshmuar veten pikërisht në ndeshjet më të rëndësishme. Bartomeu beson se Messi e ka bërë të jashtëzakonshëm të duket e zakonshme për tifozët e klubit katalonas.

“Leo është gjeni dhe kjo gjë ka qenë e vërtetë që shumë, shumë sezone dhe shumë e shumë ndeshje. Ne jetojmë në një epokë të jashtëzakonshme, por, për tifozët tanë, duket normale”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme