Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të xhudos: Krenar që po qëndroj krah tri kampioneve olimpike të Kosovës

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Përmes një ceremonie zyrtare, sot është bërë përurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Një palestër moderne do t’ju bëjë konak xhudistëve kosovarë dhe atyre të huaj.

Të pranishëm në ceremoninë inauguruese ishin edhe krerët e shtetit të Republikës së Kosovës dhe personalitete të ndryshme.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të xhudos, Marius Vizer.

Ai e quajti Kosovën si komb i xhudos, teksa u shpreh krenar që po qëndronte përkrah tri kampioneve olimpike në histori të Kosovës.

“Kosova, një komb i xhudos. Krenar që po qëndroj përkrah tri kampioneve të para olimpike në histori të Kosovës. 3 të arta, të gjitha nga xhudo. Përgëzime për trajnerin Kuka dhe ekipin e tij për arritjet e tyre të pabesueshme dhe historike”, shkroi Vizer në profilin e tij në Twitter.

Kjo Qendër Nacionale është financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme