Presidenti i Juventusit i kërkoi Buffonit të qëndrojë

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, raportohet se ia kërkoi vetë portierit veteran Gianluigi Buffonin qëndrimin edhe për një sezon tjetër në Allianz Stadium, duke i thënë se ende dëshiron ta ketë pjesë të skuadër.

42-vjeçari u kthye në Torino pasi e kaloi një sezon në Paris Saint-Germaini dhe tani po synon ta htyejë një tjetër rekord duke e zgjatur kontratat e tij aktuale edhe për sezonin e ardhshëm, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh në vit, transmeton Gazeta Express.

Sezonin e ardhshëm, Buffoni do ta luajë sezonin e 26-të të karrierës së tij si futbollist profesionist dhe do ta vendosë një tjetër rekord kur ta kalojë Francesco Tottin dhe Paolo Maldinin në mesin e legjendave që kanë shërbyer për më së gjati.

Gazzetta dello Sport shkruan se Buffonit iu kërkua nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ta vazhdojë karrierën e tij si portier te bardhezinjtë edhe për një sezonin tjetër.

“Ne duam që ti të jesh ende pjesë e jona”, besohet se i kishte thënë Agnelli.

“Nëse jeni të sigurt se është zgjedhja e duhur, unë jam i lumtur të vazhdoj më tutje”, ia kishte kthyer Buffoni, sipas gazetës italiane.

Fituesi i Kupës së Botës do ta vazhdojë kontratën e tij edhe për një vit tjetër, duke bërë kështu që ai të ketë mundësi të bëhet lojtari i tretë më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në Serie A, pasi që në janar do t’i mbushë 43 vjeç.

Lojtarët më të vjetër në histori të Serisë A:

1. Italo Rossi (Pro Patria, 1951) – 52 vjeç, 11 muaj dhe 3 ditë

2. Marco Ballotta (Lazio, 2008) – 44 vjeç, 1 muaj dhe 8 ditë

3. Francesco Antonioli (Cesena, 2012) – 42 vjeç, 7 muaj dhe 22 ditë

4. Gianluigi Buffon (Juventus, 2019) – 41 vjeç, 10 muaj dhe 20 ditë

5. Alberto Fontana (Palermo, 2008) – 41 vjeç, 9 muaj dhe 23 ditë.

Të ngjashme