Presidenti i klubit serb i ashpër me futbollistin serb: I pandershëm dhe gënjeshtar

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, sulmoi ashpër serbin Dusan Vlahoviq dhe agjentët e tij pas kalimit të lojtarit te Juventusi.

Sulmuesi refuzoi një ofertë të re për kontratë në verë dhe situata u përkeqësua derisa ai në fund mori lëvizjen e tij të ëndrrave në Juventus për 75 milion euro plus bonuse, përcjell FrontOnline.

Kjo përfshinte refuzimin e ofertave më fitimprurëse nga Arsenali, Tottenahm Hotspur, Manchester City dhe Atletico Madrid që ishin gjithashtu të interesuara.

Presidenti i Fiorentinës, Cammisso e akuzoi rëndë futbollistin serb, Vlahoviq duke e quajtur si i “pandershëm” dhe “gënjeshtar”.

“Isha shumë i zhgënjyer dhe Vlahoviq as që më tha lamtumirë. Ai ishte i pandershëm dhe gënjeshtar. Fiorentina negocioi me klubet angleze, por me çdo propozim që vinte, ai dhe biznesmeni refuzonin. Plani i tyre ishte i njëjtë me atë të Mbappe-s me PSG-në: largimi me kosto zero në fund të sezonit për të fituar shumë para me çmimet e nënshkrimit. Ai donte të shkatërronte Fiorentinën dhe drejtuesit e tij donin të pasuroheshin në kurrizin tonë”, tha Commisso me telefon në një videoklip të publikuar në faqen e internetit të Fiorentinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme