Presidenti i La Liga, Tebas: Bundesliga është shembulli për t’u ndjekur

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, duket se ka mbetur i mrekulluar nga Bundesliga dhe protokolli i saj për rifillimin e ndeshjeve.

Tebas beson se La Liga mund të rifillojë sezonin. Për këtë ai ka dhënë fjalë pozitive, dhe është shprehur optimist sa i përket datës 12 qershor.

Mes të tjerash, kreu i La Liga ka përmendur edhe Bundesligën gjermane, duke thënë se ata janë shembulli që duhet ndjekur, kur flitet për rikthimin.

“Jam tejet i kënaqur. Unë kam përgëzuar shefin ekzekutiv të Bundesligës”, ka thënë Tebas, transmeton lajminet.

“Ata kanë bërë një punë tejet të rëndësishme dhe unë jam krenar. Është shembull për t’u ndjekur”, shtoi numri një i La Liga.

Spanja ka qenë në mesin e vendeve më të goditura nga Covid-19 në Evropë. 277 mijë raste janë të konfirmuara me infektim, kurse viktimat kanë kaluar shifrën e 27 mijëve.

Të ngjashme