Presidenti i La Ligës: “Nuk ishim në luftë me Messin”

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Vlen apo nuk vlen klauzola 700 milionë euro që ka Lionel Messi? Përgjigjen e saktë ende nuk e kemi marrë, por vet fakti se Leo nuk dëshiroi të ketë probleme ligjore me Barcelonën dhe ka vendosur të qëndrojë, do të thotë diçka.

La Liga zyrtarisht doli kundër Messit dhe në favor të Barcelonës, kur 33-vjeçari kërkoi largimin nga klubi ku ka luajtur tash e 20 vite.

Leo kishte menduar se nga ky sezon, do të ejtë lojtar i lirë për të vendosur për fatin e tij dhe për këtë kishte kërkuar largimin me synimin që të provojë një aventurë të re, me shumë gjasa do të ishte në Premierligë te Manchester City.

Por, La Liga reagoi duke thënë “Klauzola e Lionel Messit prej 700 milionë eurosh është valide”, pra cdo klub që e donte atë duhej të paguante atë çmim.

Disa ditë më pas, Jorge Messi, babait i Leos, bashkë me avokatët, vendosën t’i reagojnë La Ligës, ku përmes një komunikate ata të sigurt thanë se “klauzola prej 700 milionë eurove nuk është më valide”.

Por, pas pak minutash Messi mori sërish kundërpërgjigje, La Liga i qëndroi pas atyre që kishte thënë me 30 gusht dhe insistoi se “Klauzola prej 700 milionë eurosh është valide”.

Më pas Messi publikisht tha se “do të qëndroj sepse presidenti më tha se mënyra e vetme për t’u larguar është duke paguar klauzolën 700 milionë euro”.

Që nga ajo ditë, nuk është folur më se kush kishte të drejtë, La Liga, apo Messi, por që ka nisur një luftë mes tyre, kjo është e sigurt, edhe pse nuk e pranon numri një i Ligës, Javier Tebas.

“Nuk ishim në luftë me Messin. Do të vepronim njëjtë edhe me Pepito Perez apo cilindo lojtarë në ligën tonë. Ne e kemi për detyrë të mbrojmë të vërtetën, kontratat duhet të respektohen. Nëse emri juaj është Messi apo Pepito Perez”, tha Tebas.

“Nuk e di se ku dhe çfarë kanë parë avokatët e tyre, por ata gabuan lidhur me klauzolën”.

“Në fund, jam i lumtur që Messi ka qëndruar, ai është lojtari më i mirë në histori dhe duam që të pensionohet në La Liga”.

Të ngjashme