Presidenti i Liverpool thyen heshtjen, ja çka thotë për Klopp

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Liverpoolit, Tom Werner këmbëngul se klubi do të bëhet më i fortë me më shumë përkrahje nga pronarët e Fenway Sports Group pasi titulli i Premier Ligës mungon tash e 29 vite.

‘Të Kuqtë’ ishin afër të kurorëzoheshin në vendin e parë, por një sezon fantastik i Manchester Cityt bëri që ata të përfundojnë në vendin e dytë.

Megjithatë, Werner ka besim të plotë te trajneri Jurgen Klopp dhe janë dakord për të gjitha ndryshimet që duhet bërë, transmeton lajmi.net.

‘’Ne vetëm do bëhemi më të fortë. 97 pikë, ishte një vit i pabesueshëm’’, tha ai. ‘’Ne ndoshta nuk e fituam ligën por do të kthehemi vitin e ardhshëm dhe kemi motivin e duhur për vitin tjetër. Mezi po presim’’.

‘’Ishte një sezon magjik. Jemi të zhgënjyer që morëm vendin e parë, por ishte sezon i shkëlqyer’’.

‘’Kemi bërë mjaft edhe për tifozët tanë. Nuk mund të flas shumë për Jurgen, sepse po flasin rezultatet’’, deklaroi Werner. 

Të ngjashme