Presidenti i Napolit rezulton pozitiv me koronavirus

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti dhe pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri, ka njoftuar klubi i Series A të Italisë në futboll në një komunikatë të enjten.

Klubi ka thënë se rezultati ka ardhur pas testimeve të së mërkurës.

De Laurentiis mori pjesë të mërkurën në asamblenë e Series A përkrah zytarëve të klubeve të tjera të mëdha italiane.

71-vjeçari e ka ringjallë Napolin që kur e bleu në vitin 2004, pasi klubi kishte shpallur falimentimin dhe kishte rënë në kategorinë e tretë të futbollit italian.

Napoli nuk ka përfunduar jashtë Top 10 për më tepër se një dekadë dhe ka qenë nënkampion katër herë gjatë kësaj periudhe dhe tri herë ka përfunduar në vend të tretë. Po ashtu Napoli fitoi Kupën e Italisë stinorin e kaluar.

Napoli do ta nisë edicionin e ri në udhëtim ndaj Parmës më 20 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme