Presidenti i PSG e konfirmon të ardhmen e Mbappes

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

A do të largohet apo do të qëndrojë Mbappe në “Parkun e Princave”? Kjo është çështja që po përfolet shumë në mediat evropiane.

Së fundmi, është presidenti i Paris Saint-Germain i cili ka treguar për të ardhmen e yllit francez.

“Kylian Mbappe do të qëndrojë në PSG, sigurisht” – tha Nasser Al Khelaifi për El Chiringuito.

Mbetet të shihet deri në fund të sezonit se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e njërit prej futbollistëve më premtues në botë.

Të ngjashme