Presidenti i PSG-së ironizon me Superligën

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ri i ECA-s, Nasser Al Khelaifi ka thirrur Asamblenë e 26 të shoqatës Europiane të Klubeve të Futbollit, që është edhe mbledhja e parë që prej përjashtimit të Realit të Madridit, Barcelonës e Juventusit.

Bosi i Paris Saint Germain mori vendin e kreut të ECA-s pak muaj më parë, duke zëvendësuar Andrea Angellin, pas përfshirjes së këtij të fundit në nismën për krijimin e Superligës Europiane, një projekt që dështoi që në nisje.

Pikërisht nga ky projekt i dështuar nisi fjalën e tij edhe Nasser Al Khelaifi, i cili e quajti Superligën një dështim dhe tha se në ECA do të mundohet të përfaqësojë interesat e të gjithë anëtarëve, për të përballuar sfidat që ofron e ardhmja në futboll.

“Nuk do të zgjatem duke folur për atë që “nuk ishte aq Super Ligë”, pasi nuk dua të merrem me ata që tregojnë përralla e dështojnë. Kush ka kërkuar të ndahet, ka dështuar. Ndjehem i nderuar që jam kryetar i ECA-s dhe jam këtu për të përfaqësuar interesat e çdo anëtari të vetëm e për të kontribuuar në përballimin e sfidave të futbollit sot”, deklaroi ndër të tjera Al Khelaifi.

Të ngjashme