Presidenti i Real Madridit infektohet me Coronavirus

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi spanjoll përmes një komunikate për shtyp.

Në të thuhej se Perez aktualisht është asimptomatik, përcjell Gazeta Express.

“Real Madrid CF njofton se presidenti ynë Florentino Pérez ka dhënë një rezultat pozitiv në testet COVID-19 të cilave u nënshtrohet periodikisht, megjithëse nuk paraqet ndonjë simptomë” – thuhej në njoftimin e “Los Blancos”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme