Presidenti i Komitetit Olimpik e bëri të qajë Majlindën

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 17:34 | Nga

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e ka mbajtur premtimin, duke ia ndarë vetë medaljen e artë olimpike Majlinda Kelmendit. Ndërkohë, kreu i sportit botëror e ka bërë të qajë xhudisten kosovare.

“Zotëri Thomas Bach ishte një vit më parë në Kosovë dhe më thoshte se ka ardhur në vendin tim të më mbështesë dhe se dëshironte të më shihte duke fituar në Rio. E kur isha në podium, më shkonin shumë gjëra në mendje”.

“Më pas erdhi Bach. Ai më tha: Kujtoje se ti e kishte një ëndërr, tash e realizove atë. Kjo më bëri mjaft krenare. Kjo më bëri të qaj”, ka treguar Majlinda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme