Presidenti i La Ligas: Ronaldo dhe Griezmanni do të qëndrojnë

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 08:30 | Nga

Javier Tebas beson se Ronaldo dhe Griezmann nuk do të largohen nga klubet aktuale.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, beson se Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann do të qëndrojnë në Real Madrid dhe Atletico Madrid, respektivisht.

Ronaldo hodhi benzinë në zjarrë për të ardhmen pasi Madridi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tretë me radhë.

Në anën tjetër, e ardhmja e Griezmannit në Atletico është e pasigurt, me sulmuesin që ka bërë të ditur se gjithçka do të zgjidhet para Kupës së Botës, Barcelona e kërkon me ngulm francezin.

“Mendoj se Cristiano do të qëndrojë në Real Madrid dhe Antoine Griezmann në Atletico”, tha ai për Onda Cero.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme