Presidenti Thaçi: U diskualifikuam, por kombëtarja jonë shkëlqeu me lojë të bukur

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 23:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas përfundimit të përballjes në fushën e gjelbër mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut sonte në Shkup.

Ai thotë se Kombëtarja e Kosovës u diskualifikua, por shkëlqeu me lojë dinamike duke u veçuar nga kombëtaret tjera.

”Ne u diskualifikuam, por kombëtarja jonë shkëlqeu me lojë të bukur, dinamike dhe luftarake, duke u veçuar nga të gjitha kombëtaret e tjera. Me përvojën e fituar, finalet e mëdha të djemve tanë në fushën e gjelbër nuk do të jenë të largëta. Faleminderit për çdo moment krenarie dhe për emocionet e forta që na i keni dhënë!’‘.

Të ngjashme