Presidenti i UEFA-s: Kosova ka nevojë të përmirësojë infrastrukturën sportive

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 15:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka thënë edhe njëherë se UEFA do të vazhdojë me mbështetjen drejtuar shtetin të Kosovës në përmirësimin e kushteve në Kosovë. Ai fillimisht tha se do të fokusohen në investime për përmirësimin e infrastrukturës, pasi sipas tij, në këtë aspekt ka nevojë më shumë.

“Është kënaqësi dhe nder i madh për mua që të jem këtu jo vetëm pse ne ju kemi mbështetur por edhe sepse Fadili është një mik i mirë i imi. Unë e kam parë duke luajtur ”, ka thënë Ceferin.

Në konferencën e mbajtur në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, Ceferin tha se e njeh edhe pasionin që kanë për futbollin popujt e këtij rajoni. “Ju keni një të ardhme të ndritshme. UEFA do të ju ndihmojë sa të mundet. Fillimisht do të iu ndihmojë në infrastrukturë sepse infrastruktura në Kosovë nuk është e mirë. Mirëpo kur kujtoj Slloveninë në fillimet e saj, më kujtohet që kemi pasur vetëm një zyre, ndërsa ju keni një ndërtesë të tërë”, është shprehur Aleksander Ceferin.

Ai ka treguar se kanë ardhur me ftesën e Fadil Vokrrit dhe të miqve tjerë. “Kemi dashur të shohim si po funksion asociacioni si dhe gjendja e stadiumeve. Këtë herë nuk kemi pasur shumë kohë, mirëpo do të dërgojmë një ekip i ciki do të inspektojë punën dhe të shohim se ku mundemi të ju ndihmojmë”, ka thënë Aleksander Ceferin.

Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës falënderoi presidentin e UEFA-as për vizitën që i ka bërë FFK-së. “Unë nuk mund të harroj edhe mbështetjen që na ka dhënë edhe gjatë kohës kur nuk ka qenë president i UEFA”, ka thënë Vokrri.

Ceferin gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin në detyrë Isa Mustafa si dhe ka vizituar stadiumin e Prishtinës.

 

Të ngjashme