Prezantohet Carlo Ancelotti, flet për objektivat dhe skuadrën që ka Real Madridi

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti është prezantuar si trajner i Real Madridit, ndërsa do të jetë një rikthim për të, pasi ka qenë në këtë klub edhe më parë.

Ai falënderoi drejtuesit e klubit për mundësin, ndërsa u ndal edhe tek skuadra.

“Faleminderit prej Florentino Perez dhe Jose Angel që më dhanë këtë mundësi. Unë mendoj se do të përsërisim diçka të mirë në këtë përvojë të re që është edhe sfidë. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh trajner i Real Madridit, por e bëj me shumë kënaqësi dhe lumturi . Do të bëj më të mirën time”, ka thënë fillimisht italiani.

Tutje ai u ndal te skuadra duke thënë se ka cilësi, ndërsa shtoi se ka përvojë më shumë se gjashtë vite më parë.

“Carlo Ancelotti nuk është i njëjtë me gjashtë vjet më parë, kam më shumë përvojë. Unë kam një skuadër shumë të mirë me lojtarë me përvojë dhe një grup të lojtarëve me shumë cilësi. Bale, Kroos, Modric, Benzema, Ramos, Rodrygo, Vinicius, Valverde … “.

Në fund u ndal të objektiva e Real Madridit, duke thënë se dihet se për cilët trofe lufton kjo skuadër.

Të ngjashme