Prezantohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, zbardhet edhe lista e lojtarëve për Botërorin

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 14:53 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është publikuar lista e gjerë e basketbollistëve të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet para kualifikuese për Botërorin e vitit 2023, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, ku është bërë edhe prezantimi i trajnerit Christos Marmarinos, është publikuar lista me lojtarët e ftuar.

Kryetari FBK-së, Arben Fetahu tha se fillimisht janë marr vesh për një kontratë trevjeçare.

“Kam kënaqësi që para jush ta prezantoj përzgjedhësin e ri që po e zyrtarizojmë marrëveshjen tonë shumëvjeçare të këtij ekipi. E kemi një trajner me një përvojë shumë të madhe dhe me një përvojë të basketbollit. Është e veçantë që ka entuziazëm të madh për t’i hyrë kësaj punë dhe po hymë si pjesë e një projekt afatgjatë për zhvillimin e basketbollit. Ne jemi marr vesh për 3 vitet e para”, tha ai.

Përzgjedhësi i ri Christos Marmarinos falënderoi edhe kryetarin e FBK-së për bashkëpunimin që do të kenë në të ardhmen.

Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjet që do të zhvillohen ndaj Luksemburgut dhe Islandës dhe që do të bëjnë më të mirën në këto ndeshje. Marmorinos tha se kontaktet kanë filluar që nga viti  i kaluar

“Unë mendoj që nuk ka lojtar të keq por thjesht ai nuk e ka gjetur ende pozicionin e duhur u shpreh Marmarinos”, tha ai.

Drejtori i reprezentacionit, Granit Rugova tha se përbërja do të ketë 17 lojtarë.

“Përbërja do të ketë 17 lojtarë. Po ashtu do të jenë 3 ndihmës trajner dhe ndihmës trajneri i parë do të jetë Bujar Loci pastaj Gyltekin Selimi dhe Dritero Sefaj. Më 21 do të nisemi për në Luksemburg dhe nga i 17 do të fillojnë stërvitjet”, tha ai.

Kosova gjatë muajit shkurt zhvillon dy ndeshje para kualifikuese.

Më 20 shkurt, në Prishtinë do të vijë Islanda, ndërsa më 23 shkurt, ‘Dardanët’ do të jenë mysafir të Kombëtares së Luksemburgut.

Të ngjashme