Prezantuesja e emisionit sportiv qan në mes të emisionit për Ukrainën

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Hayley McQueen është kapluar nga emocionuet derisa ishte duke prezantuar direkt në Sky Sports News.

Fansat janë ndier keq duke ia uruar asaj më të mirat e mundshme përmes rrjeteve sociale pasi 42 vjeçarja dukej se ishte duke qarë në mes të transmetimit të emisionit, shkruan “Gazeta Express”.

Zëri i saj dëgjohej duke u dridhur teksa fliste, ndërsa u pa e veshur me ngjyrat verdhë e kaltër, siç është edhe flamuri ukrainas.

Njerëzit mendojnë se ajo e bëri këtë për t’u solidarizuar me popullin ukrainas, i cili po përballet me agresorin rus, i cili po mundohet ta pushtojë vendin.

Më pas, McQueen e mori veten dhe e prezantoi intervistën e regjistruar me John Stones.

Pasi u kthye në studio dukej se ishte gjithçka në rregull.

Ajo e prezanton emisionin në Sky Sports News që nga vitit 2010 dhe është mjaft e dashur në Britaninë e Madhe. 

Të ngjashme