Prindërit e Ramosit qetësojnë tifozët e Real Madridit

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Në ditën që Sergio Ramos mbushi 35 vjeç dhe e ardhmja e tij në Real Madrid është ende e pasigurt, prindërit e qendërmbrojtësit të Los Blancos, folën këtë të martë për të ardhmen e djalit të tyre.

Në programin ‘Jugones’ de la Sexta, ata ishin optimist në lidhje për të ardhmen e djalit të tyre: “Ai nuk është aspak nervoz, është i qetë si gjithmonë. Ai është plotësisht i sigurt se do të vazhdojë. E gjithë familja gjithashtu do që ai të vazhdojë dhe këtu ka vendosur pak edhe familja”, thotë babai i kapitenit.

Derisa nëna e tij komentoi se e shikon Ramosin “të qetë” dhe se është optimiste se djali i saj do të vazhdojë “në Madrid”.

Fjalë këto që e ngushëllojnë edhe Real Madridin, pasi Ramosit i përfundon kontrata pas dy muajsh dhe ende nuk pohon vazhdimësinë e tij për sezonin e ardhshëm.

Si klubi ashtu edhe ai nuk e kuptojnë mjaft njëri-tjetrin në disa aspekte të negociatave.

Brenda këtyre dy muajve, gjithçka duhet të zgjidhet, ose kapiteni, njeriu që i ka dhënë aq shumë Realit, do të largohet nga dera prapa dhe atë me zero kosto. Do të ishte një tjetër imazh i keq për Madridin, pas asaj që i kanë bërë Raulit, Casillasit, Ronaldos e shumë të tjerëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme