Prishtina blen autobusin e Bayern Munchen

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

FC Prishtina sot nga ora 18:00 do të luajë ndeshjen e xhiros së dytë, ndeshje kjo e mbetur që nga muaji shtator ndaj Dukagjinit.

Por, presidenti i këtij klubi sot ka dhënë një lajm tjetër fantastik për Prishtinën.

Në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Remzi Ejupi ka shkruar se FC Prishtina së shpejti do të bëhet me autobus të tyre.

“Së shpejti edhe FC Prishtina me bus”, ka shkruar Ejupi, i cili ka publikuar fotot pran autobusit të skuadrës së madhe gjermane, Bayern Munchen.

Se shpejti edhe Fc Prishtina me Bus!

Gepostet von Remzi Ejupi am Mittwoch, 25. September 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme