“Prishtina Cup 2022” vjen për fundvit

Prishtinë | 04 Dhj 2022 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Edhe këtë vit nuk do të mungoj organizimi i turneut në futboll të vogël, “Tournamet Prishtina Cup 2022”.

Paraqitja e ekipeve tashmë ka filluar teksa organizatorët e kësaj ngjarje kanë menduar për të gjitha kategoritë përfshirë edhe moshat U13 e U15, pastaj ekipet e senioreve të femrave, mediat si dhe personat me nevoja të veçanta.

Ky organizim do të filloj nga data 24 dhe do të mbyllet me 30 dhjetor, teksa ndeshjet do të luhen në palestren e Rinise dhe Sportit në Prishtinë. Ky do të jetë edicioni i dytë i turneut “Prishtina Cup 2022”. Kjo ngjarje do të perkrahet edhe nga Komuna e Prishtines dhe Federata e Futbollit.

Të ngjashme