Prishtina del me një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes me Ballkanin

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Prishtinës dot do ta ketë një ndeshje tejet të rëndësishme ku do të përballet me Ballkanin në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë pasi fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është në rinovim dhe po bëhet gati për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

FC Prishtina tashmë ka njoftuar tifozët se ku mund të marrin biletat për ta përcjellë këtë ndeshje.

Njoftimi i plotë i FC Prishtina

Njoftim për shitjen e biletave të ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani

FC Prishtina e sfidon sot (20 shkurt) FC Ballkanin në kuadër të xhiros së 20 të Superligës së Kosovës në futboll.

As ky duel nuk do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” për shkak të punimeve në tapetin e gjelbër. Sfida në fjalë luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë derisa biletat për këtë ndeshje shiten para stadiumit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme