Prishtina dhe Gjilani, skuadrat me sulmin më të mirë në Superligë

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

FC Prishtina dhe SC Gjilani janë skuadrat që kanë shënuar gola më së shumti deri më tani në sezonin 2019/20, shkruan Gazeta Metro.

Deri më tani në Superligën e Kosovës janë zhvilluar 24 xhiro, teksa gara për titull ende vazhdon të jetë shumë e fortë.

Prishtina dhe Gjilani janë dy skuadrat që kanë sulmin më të mirë deri më tani dhe gjithashtu janë në garë për titull.

‘Bardhekaltërit’ deri më tani ka shënuar 42 gola, aq sa kanë shënuar edhe futbollistët e Gjilanit, e që këto dy skuadra janë me sulmin më të mirë deri tani.

Pas tyre renditet kampioni në fuqi, Feronikeli, me 41 gola dhe skuadra lidere e Superligës, Drita, me 40 gola.

Llapi renditet si skuadra e pestë me sulmin më të mirë në futbollin e Kosovës. Nga 24 xhiro, llapjanët kanë shënuar 37 gola.

Të ngjashme