Prishtina-Drenica, rikthehet futbolli në Kosovë

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Futbolli në Kosovë rikthehet me ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, që do të luhet në “Fadil Vokrri”, nga ora 18:00.

Sigurisht që kryeqytetasit, duke iu referuar edhe renditjes në kampionat, mbeten favoritë, gjithsesi ka shumë të panjohura për shkak të periudhës së gjatë pa ndeshje për shkak të pandemisë COVID-19.

Prishtina dhe Drenica në këtë edicion janë takuar në dy ndeshje të kampionatit, 0-0 në Prishtinë dhe 1-3 për bardhekaltrit në “Bajram Aliu” të Skënderajt.

Nga viti 2000, kur “kuqezinjtë” u inkuadruan në Superligë, skuadrat janë ndeshur plot 54 herë. Bilanci flet pozitivisht për Prishtinën që ka siguruar 27 fitore, 11 takime kanë përfunduar barazim dhe 16 herë kanë patur sukses drenicasit.

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (Fk), Bujar Selimaj (Pz) – Mervan Bejtullahu (Gjl)

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Të ngjashme