Prishtina e bindur në fitore ndaj St Joseph’s

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Për të dytin vit rresht, skuadra e Prishtinës e ka bërë udhëtimin e gjatë për në Gjibraltar. Vjet udhëtimi ishte i suksesshëm – u mor fillimisht barazim 1:1 ndaj skuadrës Europa e më pas u arrit fitore ndaj saj me shifrat 5:0 në Mitrovicë dhe kështu u kalua raundi.

Këtë herë barazimi për Prishtinën do të jetë i vlefshëm vetëm nëse është me dy apo më shumë gola, ndërsa me 1:1 sigurohen vetëm vazhdimet. Por te Prishtina nuk e mendojnë barazimin. Duan fitore ndaj skuadrës St Joseph’s. Me fitore, Prishtina kalon në raundin e parë kualifikues, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja e kthimit e raundit paraeliminator të Ligës së Evropës ndërmjet St Joseph’s dhe Prishtinës zhvillohet të martën (sot) nga ora 17:45 në stadiumin “Victoria”, në Gjibraltar. Prej ndeshjes së parë rezultat më të favorshëm bart skuadra nga Gjibraltari. Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndeshja u mbyll 1:1. Armend Dallku kishte shënuar për 1:0 nga penalltia në minutën e 28-të, ndërsa rezultati u barazua vetëm tre minuta më vonë. Prishtina kishte dominim të lehtë në fushë, por pa mundur të shënojë gol tjetër. Kështu një barazim pa gola e dërgon tutje skuadrën St Joseph’s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme