Prishtina e bindur për stinor ndryshe në Evropë, të suksesshëm

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Dardan Berisha beson se skuadra e tij, Z Mobile Prishtina do të nisë me fitore edicionin në FIBA Europe Cup. Dhe kjo fitore, beson ai, do të jetë një prej disave që do ta dërgojnë ekipin bardhekaltër në fazën e dytë të kësaj gare.

Prishtina ka dështuar të arrijë këtë në tre stinorët e shkuar, por tash është shumë më e optimiste dhe më e përgatitur, shkruan sot Koha Ditore.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të martën, Berisha është treguar optimist para duelit me skuadrën ukrainase Cherkaski Mavpy, që luhet sot (e mërkurë, 20:00) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Është ndeshje e Grupit E, të cilin e përbëjnë edhe Bakken Bears (Danimarkë) e Steaua Bukuresht (Rumani).

Berisha ka vlerësuar lart ekipin ukrainas, por insiston se Prishtina është e gatshme për ta dëshmuar veten në këtë garë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme