Prishtina e gatshme për Evropë, Bashkimi ende s’ka vendosur

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 09:33 | Nga

Sigal Prishtina dhe Bashkimi janë nominuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) që në edicionin 2017/18 të marrin pjesë në garat evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Të dy skuadrat duhet të aplikojnë për gara deri më 23 qershor. Sigal Prishtina si kampione do të aplikojë për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe në FIBA Europe Cup, ndërkohë Bashkimi vetëm në këtë të fundit.

Prishtina do të aplikojë në të dy garat, si garanci që nëse nuk futet direkt në fazën e grupeve të “Championsit”, të vazhdojë në FIBA Europe Cup, ku garoi në dy stinorët e shkuar.

Aplikimi për pjesëmarrje në gara evropiane bëhet përmes Federatës, ka thënë të martën Elvira Dushku, ushtruese e detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FBK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme