Prishtina e huazon mbrojtësin e Hajdukut, Dellova

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Lumbardh Dellova, është huazuar te Prishtina për një edicion. Lajmi është konfirmuar nga klubi kryeqytetas i futbollit.

Reprezentuesi i U-21 të Kosovës te Hajduku ka kaluar dy vjet më parë.

“Ardhjen te Prishtina e konsideroj një hap trampolinë duke pasur parasysh se në Hajduk nuk kisha minuta aq sa doja unë, megjithëse isha në 18-she në shumicën e ndeshjeve. Por, mua më duhen ndeshje në këmbët e mia, jam futbollist i ri dhe duke besuar shumë se me Prishtinën do të jetë ndihmë e dyanshme, vendosa pa hezitim të jem pjesë e skuadrës. Shpresojmë t’i arrijmë objektivat, nuk jam panjohuri për ekipin, për klubin dhe nuk ka ndryshuar aq shumë prej kohës kur me Lirinë tek trajneri Shkëmbi kisha debutuar bash kundër Prishtinës. Të iu them të drejtën mezi pres të paraqitem, sidomos këtu në “Fadil Vokrri” ku para ca ditësh edhe debutova në stadiumin e renovuar kundër Anglisë U21”, ka thënë 21-vjeçari që luan në pozitën e qendërmbrojtësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme