Prishtina e kërkon nesër kualifikimin në gjysmëfinale të Digitalb Kupës

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Nesër do të fillojë edhe zyrtarisht stinori pranveror i edicionit 2019/20 në futbollin kosovar.

Ndeshjet çerekfinale të Digitalb Kupës do ta hapin pjesën e dytë të sezonit.

Prishtina do të luajë me Vushtrrinë në kryeqytet të shtunën, në ndeshjen ku do ta kërkojë kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare.

Kryeqytetasit do të mundohen të kualifikohen për herë të nëntë në futbollin e pasluftës në gjysmëfinale të Kupës.

Sulmuesi i prishtinasve, Ahmed Januzi shprehet optimist para ndeshjes së nesërme.

Ai megjithatë kërkon nga bashkëlojtarët që të kenë respekt për kundërshtarin dhe t’i qasen lojës me maksimumin e tyre.

“Po, më në fund po fillon stinori pranveror me ndeshje për Kupë. Ndërsa, pavarësisht është Vushtrria apo ndonjë skuadër tjetër, nuk na intereson shumë se me kë ndeshemi duke e respektuar kundërshtarin, por ne kemi prioritetin tonë kalimin në gjysmëfinale. Si ndeshje e parë e stinorit, normalisht që na jep avantazh që luajmë në fushën tonë, na jep vetëbesim edhe për fillimin e kampionatit pas një jave. Ndërsa, ka apo s’ka ekip të mirë Vushtrria, për neve nuk qon peshë kjo, ne do të provojmë t’i kryejmë detyrat tona që jemi munduar të punojmë gjatë gjithë përgatitjeve, e sidomos në eliminim e përgatitjeve duke u përmirësuar në detajet që na kanë munguar. Si ekip jemi mirë, fatmirësisht nuk kemi pasur lëndime, stërvitjet kanë ecur mirë dhe mezi s’presim fillimin e ndeshjes”, ka thënë qendërsulmuesi vushtrrias.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 13:00 dhe hyrja për shikues do të jetë gratis. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme