Prishtina e mposht Ballkanin me një penallti të vonshme

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Prishtina e ka mposhtur 2:1 Ballkanin, falë një goli të vonshëm të Besnik Krasniqit nga penalltia.

Ballkani e ka bërë edhe një hap tjetër mbrapa në luftë për titull në Superligë, ndërkohë që njëkohësisht e lejoi Prishtinën t’i afrohet në shtatë pikë në renditje, raporton Gazeta Express.

Otto John dhe Besnik Krasniqi shënuan secilin nga një herë në çastet e fundit të secilës pjesë, me golin e Visar Berishës që ishte i pamjaftueshëm për ta shmangur disfatën e dytë të Ballkanit në tri ndeshjet e fundit.

Në 14 ndeshjet e para, skuadra e Munishit ishte lidere e padiskutueshme dhe e kishte pësuar vetëm një humbje, por tani rrezikon të ngel katër pikë prapa lideres Drita, pas dy humbjeve ndaj rivalëve të drejtpërdrejt.

Të ngjashme