Prishtina e ndal Dritën falë Haxhos, Drenica e mposht Feronikelin, Llapi e shkatërron Trepçën ‘89

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Prishtina ia na ndërprerë një ecuri prej katër fitoresh rresht Dritës, duke e ndal me një barazim pa gola falë paraqitjes mbresëlënëse të portierit Eglant Haxho, i cili e priti edhe penalltinë e Erjon Vucajt, ndërkohë që Drenica e vazhdoi formën e mirë duke e mundur Feronikelin, me Llapin që befasisht e shkatërroi Trepçën ’89.

Eglant Haxho ishte heroi i Prishtinës duke ia shmangur humbjen klubit nga kryeqyteti me pritjet e tij të njëpasnjëshme, përfshirë një penallti, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan të martën, raporton Gazeta Express.

Kampionia në fuqi ishte në një seri prej katër fitoresh rresht dhe pritej ta vazhdonte atë ndaj një Prishtine në formë tejet të dobët.

Drita nuk humbi kohë dhe e kërkoi golin qysh në minutën e dytë të ndeshjes, kur Almira Ajzeraj goditi nga largësia, por u ndal nga portieri Haxho.

Pas dy rasteve të mira të Prishtinës, kur Endrit Krasniqi dhe Lumbardh Dellova rrezikuan, Drita e fitoi një penallti në minutën e 17-të.

Por Eglant Haxho e shpëtoi klubin kryeqytetas nga goli duke e pritur goditjen e Erjon Vucajt nga pika e bardhë.

Klubi gjilanas rrezikoi edhe tri herë deri në përfundim të pjesës së parë, por Xhevdet Shabani dhe Astrit Fazliu nuk ishin në gjendje ta thyenin akullit.

Në pjesën e dytë, të dy palët krijuan shumë më pak në krahasim më 45 minutat e parë, edhe pse Drita e vazhdoi dominimin.

Shabani pati mundësi të mirë nga gjuajtja e lirë një çerek lojë para fundit, por Haxho ishte përsëri aty për ta mbrojtur portën e bardhekaltërve.

Në minutën e 85-të, Kastroit Rexha e goditi shtyllën, në një ndeshje të pafat për gjilanasit.

Pas këtij barazimi, Drita ngel tri pikë mbrapa liderit, Ballkani, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Prishtina, ndërkohë, ngel në pozitën e 5-të me vetëm 15 pikë, 11 më pak se lideri.

Në ndeshjet e tjera të javës së 11-të që u zhvilluan sot, Drenica fitoi 1:0 kundër Feronikelit, ndërsa Llapi e shkatërroi 5:0 Trepçën ’89.

Të ngjashme