Prishtina fiton derbin ndaj Elting Dardanisë

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën dhe të dielën në Prishtinë dhe Ferizaj, u zhvilluan xhirot e para në superligën e femrave dhe të meshkujve, si dhe xhirot e radhës në ligën e juniorëve, ku patëm shumë ndeshje interesante, konkuruese, dhe në frymë sportive.

Dje (09/03/19) në Ferizaj, u zhvilluan 3 xhirot e para në Superligën e Femrave. Sivjet në superligën e femrave janë paraqitur 9 klube, që është numri më i madh i klubeve të femrave që nga paslufta. Shumica e klubeve kanë lojtare të reja por me përspektive. Favoritët e superligës së femrave kpp Prishtina dhe kpp Drita shënuan fitore bindëse, ndërsa derbi ndërmjet ‘Ahmet Hoxha’ dhe ‘Shkollës’ u takoj junioreve nga Ferizaj.

Të shtunën po ashtu u zhvilluan edhe xhirot e radhës në ligën e juniorëve, Lidhja e Prizrenit vazhdoj me fitore, ndersa derbi i klubeve nga Vushtrria ndërmjet ‘Hasan Prishtinsë’ dhe Vushtrrisë i takoi kpp Vushtria me 3:1.

Sot (10/02/2019), në Prishtinë u zhvilluan dy xhirot e para të Superligës që u zhvilluan në ambient shoqëror dhe mjaft disiplinore. U zhvilluan meqë mjaft interesante, sidomos në ndeshjet ku luajti Prishtina. Në ndeshjen e parë Prishtina e zhvilloi kundër Prizrenit, ekip që kishte befasuar me fitoren ndaj ‘Ahmet Hoxhës’ në ndeshjen që u zhvillua në Prizren me rezultat të ngushtë 4:3, edhe këtu bëri rezistencë të denjë por Prishtina nuk lejoi befasi duke fituar me 4 : 2.

Ndeshja tjetër, derbi, Prishtina – Elting Dardania, ishte mjaft interesante dhe lojtarët paraqitën një performancë mjaft cilësore. Pas fitoreve të dy lojtarëve më të mirë të Elting Dardanise, Rrahmanit ndaj Orhanit dhe Milotit ndaj Batonit, Yll Dragidella fitoi ndaj Ilir Jahës për të bërë kthesë në rezultat dhe motivoi çiftin Çitaku-Dragidella që e fituan dublin dhe barazuan rezultatin në 2:2. I motivuar, Batoni Çitaku në ndeshjen kundër Rrahman Ademajt tregoi lojë të shkëlqyer edhe pse me rezultat të ngushtë e fitoi ndeshjen 3:1 për të avancuar Prishtina në 3:2. Lojen tjetër Milot Makolli fitoi ndaj Yll Dragidellës 3:0 për të barazuar rezultatin 3:3. Loja përfundimtare u zhvillua ndërmjet Orhan Kurteshit dhe Ilir Jahës. Orhani pasi filloi mirë nuk lëshoi pe dhe e fitoi lojën 3:0 dhe i soli Prishtinës fitore, rezultati përfundimtar 4:3 për Prishtinën.

Në ndeshjet tjera favoritët korrën fitore bindëse.

Rezultatet dhe Tabelat

Superliga M

vendasmysafir  
Lidhja e prizrenitVitia40
Elting DardaniaVushtrria40
SharriAhmet Hoxha04
PrizreniPrishtina24
VushtrriaLidhja e prizrenit04
VitiaSharri14
PrishtinaElting Dardania43
Ahmet HoxhaPrizreni34
SUPER LIGA – MESHKUJT 2019
LFHPikë
1Lidhja e prizrenit2208:04
2Prishtina2208:54
3Elting Dardania2117:43
4Ahmet Hoxha2117:43
5Prizreni2116:73
6Sharri2114:53
7Vitia2021:82
8Vushtrria2020:82

Superliga F

vendasmysafir  
Prishtina Fe lirë  
DritaSharri F30
Ahmet Hoxha FAhmet Hoxha MK F30
Shkolla FShkolla Ahmet Hoxha F30
Vushtrria FLidhja e prizrenit F30
Sharri FPrishtina F03
Ahmet Hoxha MK Fe lirë  
Shkolla Ahmet Hoxha FDrita03
Lidhja e prizrenit FAhmet Hoxha F13
Vushtrria FShkolla F30
Prishtina FAhmet Hoxha MK F30
Shkolla Ahmet Hoxha FSharri F30
e lirëLidhja e prizrenit F  
DritaVushtrria F30
Ahmet Hoxha FShkolla F31
Superliga – Femrat 2019
LFHPikë
1Drita0309:06
2Ahmet Hoxha F0309:26
3Vushtrria F0216:35
4Prishtina F0206:04
5Shkolla F0124:64
6Shkolla Ahmet Hoxha F0123:64
7Sharri F0030:93
8Lidhja e prizrenit F0021:62
9Ahmet Hoxha MK F0020:62

Liga e Juniorëve

MaestroLidhja e prizrenit03
Shkolla Ahmet HoxhaMushtishti30
Sharrie lirë  
Ahmet Hoxha MKVllaznimi13
VushtrriaHasan Prishtina31
MushtishtiLidhja e prizrenit03
e lirëMaestro  
Ahmet Hoxha MK

Të ngjashme