Prishtina fiton ndaj Ballkanit, nuk e lëshon kreun

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Prishtina ka fituar 2 me 0 ndaj Ballkanit në xhiron e 15-të të Superligës së Kosovës për të mbajtur kreun e tabelës.

Mario Morina dhe Meriton Korenica realizuan golat për fitoren e 11-të sivjet të prishtinasve.

Në tabelë, Prishtina ka 36 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se Feronikeli që e ndjek e që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në dy ndeshjet tjera të sotme, Gjilani mposhti Drenicën 1 me 0, teksa Trepça ’89 fitoi ndaj Kekut 4 me 1.

Të ngjashme