Prishtina fton tifozët për festë në ndeshje me rumunët

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Pas tre stinorëve ku Z Mobile Prishtina u eliminua në fazën e parë të grupeve në FIBA Europe Cup, këtë herë ajo është në gjendje që dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, në po këtë garë, t’i luajë e relaksuar, pasi tashmë ka siguruar kalimin tutje.

Prishtina javën e shkuar konfirmoi kalimin në fazën e dytë, e cila përbëhet prej 16 ekipeve të ndara në katër grupe. Këtë kualifikim, Prishtina e arriti pas katër xhirove. Dy xhirot e fundit do t’i shërbejnë Prishtinës për të forcuar pozitën, eventualisht për të kërkuar të parën, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe ndeshjen e radhës, Prishtina e luan të martën para tifozëve të vet, kur e pret Steaua Bukureshtin (19:00) dhe këtë skuadra kosovare e ka paralajmëruar edhe si festë për suksesin e arritur. Prishtina ka mposhtur në Bukuresht Steauan dhe pret të bëjë të njëjtën gjë edhe para tifozëve të vet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme