Prishtina futet në superfinale me përvojën e hidhur nga një e tillë

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Fitore me dy gola dallim i duhej Prishtinës një vit më parë për të marrë titullin e kampionit të Kosovës në futboll.

Ndeshjen e fundit Prishtina e luajti në Pejë, ndaj Dritës së Gjilanit, ndërsa rezultati në fund ishte 0:0. Me atë rezultat Drita fitoi titullin, duke mbyllur edicionin me 67 pikë, tri më tepër se Prishtina, shkruan sot Koha Ditore.

Fitore tjetër në xhiron e fundit i duhet Prishtinës për t’i dhënë fund pritjes së gjatë për titull të kampionit të Kosovës në futboll. Nuk ka rëndësi me sa gola, por Prishtina duhet të fitojë të dielën ndaj Feronikelit në Drenas për të mbyllur në vend të parë edicionin 2018\19.

Një xhiro para fundit, Feronikeli udhëheq në tabelë me 77 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 75 pikë.

Kështu për herë të dytë rresht edicioni në Superligë vendoset në xhiron e fundit në një përballje direkte. Në një superfinale. Superfinalja e vitit 2018 nuk përfundoi me festë të Prishtinës. Te skuadra e kaltër shpresojnë që këtë herë të jetë ndryshe, ndonëse janë të vetëdijshëm për cilësinë e Feronikelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme