Prishtina gati për festë, tifozët duan fitore ndaj Çekisë

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 20:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tifozë të shumtë të futbollit janë mbledhur në sheshin  ”Zahir Pajaziti” për të shikuar në ekranin gjigant ndeshjen Kosovë-Çeki.

Me brohoritma e flamuj në duar dashamirë të futbollit po shprehen për EkonomiaOnline optimistë për sfidën ndaj çekëve.

Emocionet nga kjo sfidë ata do t’i përjetojnë në qiellin e hapur teksa shprehen të bindur në fitoren e “Dardanëve”.

Kështu janë shprehur edhe qytetarët e tjerë që kan dalur të përcjellin lojën në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Presim veq fitore asgjë tjetër, jemi të kënaqur me përfaqësusen deri tash, ishalla fitojmë”, tha Shemsedin Fetahu.

“Presim fitore, asgjë tjetër përveq fitorës” 

E kryetari i “Dardaneve” Lulzim Berisha ka treguar për Ekonomia Online rreth raportimeve se është sulmuar një tifoz i Kosovës në Çeki.

Ai është shprehur se tifozi kosovarë  është mirë por është prerë në besë nga njerëz të pandërgjegjshëm.

“Ne e kemi bashk me Komunën e Prishtinës kemi organizuar që të shfaqim lojën në shesh k që të shfaqim lojën, pasi shumë tifoz nuk kanë mundur të udhëtojnë në Çeki për shkak të vizave, të njejtin organizim do ta bëjmë edhe për lojën me Anglinë pasi edhe dihen kapacitetet e stadionit “Fadil Vokrri” dhe shumë qytetar nuk kanë mundur të blejnë bileta”, tha ai.

“Po një tifoz i Kosovës është sulmuar në Çeki por është mirë ne i urojmë shërim sa më të shpejtë, ai nuk është pjesë e tifozerisë “Dardanet” por është prerë në besë duke ngrënë buk nga njerëz të pabesë. Ne do të mundim Çekinë jemi të bindur në rezultat shumë të mirë”, tha ai

Të ngjashme