Prishtina humb përsëri, Drita fitore të rëndësishme në Malishevë, Ballkani në vendin e parë

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll. Drenica e ka mundur Prishtinën me rezultat 2-1. Drita ka marrë një fitore të ngushtë kundër Malishevës si mysafirë derisa Ballkani ka fituarr me rezultat 3-2 kundër KF Ulpianës në Suharekë

Drenica-Prishtina 2-1

Kampionët e Kosovës kanë vazhduar formën e dobët në Superligën e Kosovës. Ata kanë pësuar humbjen e dytë në kampionat derisa kanë një barazim dhe janë në vendin e parafundit me një pikë të fituar nga tri ndeshje. Denisson shënoi në minutën e 22-të për Drenicën në pjesën e parë derisa Drenica shënoi edhe në pjesën e dytë me Zabërgjën në minutën e 64-të. Prishtina ngushtoi epërsinë me Otto John, i cili shënoi në minutën e 74-të. Kjo fitore Drenicën e ngrit në kuotën e 7 pikëve dhe për momentin është në vendin e dytë në Superligë me 7 pikë.

KF Ballkani- Ulpiana 3-2

KF Ballkani ka fituar dhe ka marrë kreun e tabelës sonte pasi që ka munduar KF Ulpianën 3-2 në Suharekë.. Ata kanë barazuar sot kundër KF Ulpianës me rezultat 3-2. Armend Thaçi shënoi dy gola për Ballkanin, një në minutën e 5-të dhe një në të 53-tën në fillim të takimit. Por KF Ulpiana do t’i befasonte vendasit pasi që do ta barazonte rezultatin në 2-2. Fillimisht rezultatin e ngushtoi Selimi që shënoi në minutën e 72-të, kurse rezultati u barazua në minutën e 3 shtesë të takimit nga Shala. Kjo ndeshje pati më shumë se 10 minuta shtesa për shkak të disa ndërprerjeve. Pikërisht në minutën e 10 shtesë të ndeshjes shënoi Hoxha i Ballkanit për t’i fitoren therandasve të cilët tani janë në vendin e parë në Superligë me shtatë pikë.

Malisheva – Drita 0-1

Drita ka arritur fitoren e radhës në  Superligën e Kosovës, e cila tani ka pikë të barabarta me Ballkanin dhe Drenicën pra shtatë. Golin e vetëm për Dritën në këtë takim e shënoi Tahiri në minutën e 85-të të ndeshjes. 

Të ngjashme