Prishtina kërkon fitoren e dytë në FIBA Europe Cup

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Bardhekaltrit do ta zhvillojnë të mërkurën ndeshjen e ardhshme ndaj ekipit gjerman, S.Oliver Würzburg

Klubi i basketbollit Prishtina do ta kërkojë fitoren e dytë në rrethin e dytë të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup.

Bardhekaltrit në tri ndeshje të zhvilluara e kanë shënuar një fitore dhe i kanë pësuar dy humbje.

Ndërsa, të mërkurën ata do të luajnë në kryeqytet në tentim që ta regjistrojnë fitoren e dytë.

Prishtinasit do ta presin në Pallatin e Rinisë ekipin gjerman, S.Oliver Würzburg.

Skuadra më e madhe kosovare e kërkon përkrahjen e lojtarit të tyre të gjashtë – tifozëve “Plisat” për ta shijuar bashkërisht fitoren e dytë.

Prishtinasit ishin të suksesshëm në fazën e parë të grupeve të këtij kompeticioni.

Ata e kishin nisur sezonin e ri në Champions League, por prej aty u eliminuan herët.

Gjithashtu, ata u regjistruan fillimisht në Ligën Ballkanike, por u tërhoqën më pas për shkak të angazhimeve të shumta, në kampionatin vendor dhe në FIBA Europe Cup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme