Prishtina kërkon hakmarrje ndaj favoritit numër një

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Z Mobile Prishtina do të kërkojë fitoren ndaj Bakken Bears, por jo të tillë çfarë do t’ia rrëmbente skuadrës daneze vendin e parë në grup, shkruan sot Koha Ditore.

Te Prishtina do të mjaftoheshin edhe me një fitore të ngushtë, sa për t’iu revanshuar danezëve për humbjen e thellë në ndeshjen e parë. Prishtina kishte humbur me 24 pikë dallim (108:84) ndeshjen me Bakkenin, ndërkohë që për t’ia marrë pozitën e parë në grup duhet ta mposhtë me 25 pikë, diçka gati e pamundur.

Rivali i saj është një prej tri skuadrave në FIBA Europe Cup që nuk di për humbje, ndërkohë Prishtina ka një. Bakkeni llogaritet favoriti numër një nga FIBA për të fituar titullin.

Edicionin e shkuar arriti deri në gjysmëfinale të FIBA Europe Cup. Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Bakken Bearsit është i fundit në kuadër të fazës së parë të grupeve të FIBA Europe Cup dhe luhet të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme