Prishtina largon dy lojtarë

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me dy futbollistë të saj.

‘Bardh e kaltrit’ nuk do t’i kenë më shërbimet e Abdul Bashiru dhe Dotan Hasanaj.

Mbrojtësi i majtë ganez, Bashiru, në marrëveshje me skuadrën, ka ndërprerë kontratën e tij dhe nuk do të jetë më me kryeqytetasit.

Donat Hasanaj në anën tjetër, kontrata e të cilit ka skaduar, ka zgjedhur të vazhdojë rrugëtimin e tij me skuadrën e Dritës.

Të ngjashme