Prishtina lëshon pikë në Hajvali

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 15:43 | Nga

Në Kizhnicë është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 14-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Hajvalisë dhe Prishtinës.

Pas një loje me shumë raste nga të dyja palët rezultati mbeti ai i fillimit, 0:0. Mundësinë më të mirë për të shënuar e patën mysafirët në minutën e 38-të, kur Genc Hamiti kur me gjuajtje nga brendësia e zonës e qëlloi shtyllën.

Kësisoj, Prishtina shijoi barazimin e katërt në këtë edicion dhe tashmë ka 31 pikë në vendin e dytë, një më pak se Trepça’89 që kryeson renditjen, përkatësisht tri më shumë se Feronikeli i vendit të tretë.

Në anën tjetër, edhe për Hajvalinë ky është barazimi i katërt në këtë edicion dhe tash renditet në pozitën e parafundit, me 7 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme