Prishtina – Llapi, atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Prishtina dhe Llapi janë duke u përballur në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje të drejtpërdrejtë në garën për titull.

Prishtinasit dhe llapjanët zhvillojnë sfidën në kuadër të javë së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Që nga fillimi i takimit në kryeqytet, ka mbretëruar një atmosferë e zjarrtë e krijuar nga tifozët e të dyja skuadrave.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Prishtina dhe Llapi kanë pikë të njëjta dhe ndodhen në pozitën e dytë, respektivisht të tretë (me nga 70 pikë të grumbulluara).

Feronikeli është skuadra lidere që i konkurron dy ekipet e përmendura në garën për titullin e Kosovës në futboll. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme