Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Konferencës

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Prishtina do ta vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës tashmë kanë mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballen në raundin e dytë në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Uellsit, Connah’s Quay Nomads është skuadra e cila pas eliminimit nga Alashkert FC, do të ndeshet me kryeqytetasit.

Skuadra uellsiane u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pasi u mposht sot me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Connah’s Quay Nomads do të zhvillohet më 20 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme