Klubi futbollistik i Prishtinës e ka mposhtur Vushtrrinë si mysafire me rezultat 2:0.
Kjo ka bërë që skuadra kryeqytetase të kalojë në pozitën e parë të Superligës së Kosovës.
Ishte futbollisti Otto John ai që realizoi të dy golat për fitoren e re për ekipin e Armend Dallkut.