Prishtina mposhti Trepçën në Mitrovicë

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 21:01 | Nga

Prishtina ka mposhtur Trepçën në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Plisat”, që këtë herë u paraqitën me ish-yllin e Trepçës Drilon Hajrizi, fituan në Mitrovicë me 15 pikë epërsi, 59:74.

Trepça ishte më e mirë se mysafirët në periudhën e parë, por në çerekun e dytë Prishtina fitoi me 14 pikë epërsi duke krijuar epërsi të mjaftueshme të cilën e mbajti deri në fund të ndeshjes.

Më i dalluari në ndeshje ishte Rmett i Prishtinës që shënoi 21 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme